Kandidati për deputet, Engjëll Koliqi e njofton Haradinajn për themelimin e nëndegës së AAK-së në Leko të Italisë

21 dhjetor 2024 | 19:57

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-Nisma, Engjëll Koliqi i cili garon në listën zgjedhore me numër 103, dhe Luz Koliqi i cili jeton në Leko të Italisë, gjatë ditës kanë takuar kryetarin Haradinaj dhe janë dakorduar që të themelojnë nëndegën e AAK-së në këtë qytet italian. Luz Koliqi e ka njoftuar Haradinajn për interesimin e mërgatës e cila ka shprehë gatishmëri dhe deshirë për themelimin e kësaj nëndege të AAK-së, e që në kuadër të saj të angazhohet dhe të kontribuojnë sa më shumë në organizimin e partisë dhe mbledhjen e votës për kandidatin për kryeministër z. Ramush Haradinajn si dhe për kandidatin për deputet, Engjëll Koliqin. Kryetari Haradinaj është pajtuar që themelimi i kësaj nëndege të bëhet me 18 janar 2025, e ku i pranishëm do të jetë edhe vet Haradinaj edhe pse është vlugu i fushatës zgjedhore. Pritet që vetëm nga kjo zonë e Italisë, AAK-ja të marr mbi 3500 vota në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara hapën zyrtarisht muajin e kaluar një bazë…