Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj, shpalos programin për rininë
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka shpalosur programin e tij për rininë.
Ai ka thënë se të rinjtë e Kosovës gjithmonë do të jenë prioritet mbi prioritete në qeverisjen e AAK-së.
Ahmetaj thotë se në këtë pikë nuk do të ketë dallime partiake. “Të gjithë së bashku do të jemi mbështetës të pakursyer të rinisë studentore, nxënësve, atyre me probleme shëndetësore, personave me nevoja të veçanta, rinisë me sindromën Down, e kategori të tjera sociale ku janë të rinjtë”, ka thënë ai.
Kandidati për deputet, Ahmetaj, ka thënë se prindërit që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, invalidët e luftës së UÇK-së, familjet që kanë fëmijë me probleme shëndetësore, ata me sindromën Down etj, do të ndihmohen në forma të ndryshme gjatë tërë vitit, për t’i shkolluar fëmijët e tyre, raporton “Epoka e re”.
“Unë bashkë me deputetë të jetë të Parlamentit të ri të Kosovës, do t’i plotësojmë kushtet, që rinia jonë e bekuar mos të ketë nevojë për të emigruar”, ka deklaruar Ahmetaj.
Ai i ka bërë thirrje rinisë që t’i bashkohet koalicionit të AAK-së. “Rinia jonë, forca jonë, krenaria jonë, bashkohuni me ne për një qeverisje më të mirë, ku qytetari është vendimmarrësi kryesor, ku zëri i qytetarit është forca e pushtetit. Me një qeverisje me ndryshime të mëdha në dobi të rinisë, në shërbim të qytetarit, në shërbim të atdheut!”, ka theksuar Ahmetaj.
Programi i Ahmetajt për rininë:
Shpalosje e programit për rininë e Kosovës në mandatin tim për deputet
Vizioni im për brezin e ri!
Shpresa e ardhmërisë, të rinjtë e Kosovës gjithmonë do të jenë prioritet mbi prioritete në Qeverisjen tonë. Pa dallime partiake, të gjithë së bashku do të jemi mbështetës të pakursyer të rinisë studentore, nxënësve, atyre me probleme shëndetsore, personave me nevoja të veçanta, rinisë me sindromën Doën, e kategori të tjera sociale ku janë të rinjtë.
Rini, ne jemi shërbyesit tuaj, nuk premtojmë, por do ta bëjmë për ju, për të ardhmën tonë. Prioritet në shkollim brenda e jashtë vendit, garanca qind për qind për punësim, për të gjithë ata që përfundojnë studimet.
Për nxënësit fillorist nga e para deri në klasën e nëntë, cilësia në arsim do të rritet në shkallën më të lartë, do të punojmë pandërprerë në krijimin e mundësive që ofrojnë zhvillim, do të ofrojmë kushte në shërbim të krijimit të mundësive për ta zhvilluar dijen dhe talentin, krijimin e hapësirave për argëtim dhe kreativitet kulturor e sportiv.
Prindërit që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, invalidët e luftës së UÇK-së, familjet që kanë fëmijë me probleme shëndetësore, ata me sindromën Down etj, do të ndihmohen në forma të ndryshme gjatë tërë vitit, për t’i shkolluar fëmijët e tyre.
Unë bashkë me deputetë të jetë të Parlamentit të ri të Kosovës, do ti plotësojmë kushtet, që rinia jonë e bekuar mos të ketë nevojë për të emigruar.
Gjatë qeverisjes tonë do të ofrojmë për të rinj të gjitha trajnimet dhe aftësimet profesionale për ta përgatitur brezin e ri për tregun e punës. Studentëve do të iu ofrojmë mundësi praktike, do ti ndihmojmë me të gjitha kapacitetet shtetërore që ti aftësojmë në përputhshmëri me tregun e punës.
Për të gjithë ata që e përfundojnë shkollimin, do të krijohen vende të reja pune. Nuk do të ketë korrupsion dhe nepotizëm në punësime, për asnjë të ri, pavarësisht cilës parti i përkasin. Në kushte të barabarta, prioritet do të kenë kategoritë sociale, veteranët dhe invalidët e UÇK-së.
Nuk do të ketë migrim të rinisë, për kushte më të mira, ato do ti ofrojmë ne në Kosovë, gjatë qeverisjes sonë.
Është koha e fundit për të bërë më të mirën për rininë, jemi të detyruar dhe kemi obligime prindërore për të bërë gjithçka që është e mundur për rininë tonë, e cila është pasuri kombëtare, si rinia më e mira në Evropë.
Me programin tonë qeverisës rininë e kemi në qendër.
Gjatë qeverisjes sonë do ti plotësojmë kushtet për secilin qytetar që dëshiron të kthehet nga shtetet perëndimore për të punuar dhe jetuar në Kosovë, në shtëpinë e tyre.
Rinia jonë, forca jonë, krenaria jonë, bashkohuni me ne për një qeverisje më të mirë, ku qytetari është vendimmarrësi kryesor, ku zëri i qytetarit është forca e pushtetit. Me një qeverisje me ndryshime të mëdha në dobi të rinisë, në shërbim të qytetarit, në shërbim të atdheut!
R. A