Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj, thotë se është gati për fitore
07 tetor 2024
| 19:52
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj, ka postuar një fotografi me dy djemtë e tij kush shihet duke i rrokur duart.
Ahmetaj mbi këtë foto shkruan: “Gati për fitore”.
Ai thotë se rinia është në përkrahje të AAK-së, në kërkim të fitores, për jetë më të mirë.
“Gati për fitore! Rinia kosovare përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kërkim të fitores, për jetë më të mirë, për pavarësi ekonomike dhe sociale, kësaj radhe ju jeni ata që vendosni për fatin tonë dhe të Kosovës. Ne jemi me ju dhe punojmë për ju, Ju jeni e ardhmja e Kosovës. Votoni për fitoren tuaj!”, ka shkruar Ahmetaj.