Kandidati për deputet i AAK-së reagon ndaj deklaratës së Mergim Lushtakut

14 nëntor 2024 | 23:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha për RTV21 se është për një rotacion të postit të kryeministrit mes tri partive opozitare pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili ka thënë se koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar.

E kjo deklaratë e tij mori reagim edhe nga AAK-ja.

Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se në këto ujëra të turbullta të Ballkanit të trazuar, reagimi i Lushtakut ishte i dëmshëm në radhë të parë për partinë ku ai shërben, por ishte i dëmshëm edhe për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova.

“Sigurisht në mungesë të njohurive të kufizuara të Lushtakut i ka ikur nga mendja fakti se partitë e vogla që kanë program të qartë dhe mision kombëtar të trasuar, në të gjitha shtetet e botës e kanë rolin parësor edhe karshi partive shumë të mëdha duke qenë katalizator i progreseve të mëdha dhe stabilitetit të brendshëm politik”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetar i njohur italian në Treviso ka përfunduar në…