Kandidati për deputet i PDK-së, Dervishaj: Sokol Bashota përgëzime për këtë fitore të drejtësisë!
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, i është gëzuar lajmit se Gjykata Speciale ka pushuar hetimet ndaj Sokol Bashotës.
“Sapo mora lajmin e gëzueshëm se Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj luftëtarit të lirisë dhe patriotit të nderuar, Sokol Bashota. Ky vendim është dëshmi e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe konfirmim i përkushtimit të saj ndaj vlerave më të larta njerëzore dhe ligjore”, ka shkruar në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky triumf nuk është vetëm i Sokolit, por i të gjithë atyre që kanë luftuar për liri dhe dinjitet.
“Sokol, përgëzime për këtë fitore të drejtësisë! Ky është një moment që na rikujton fuqinë dhe pastërtinë e idealeve për të cilat kemi luftuar. Që ky epilog ku do të dalin faqebardh e do të konfirmojnë luftën e pastër për liri e pavarësi, presim shumë shpejt të jetë edhe për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre që janë duke u gjykuar padrejtësisht në këtë proces”, ka shkruar Dervishaj.