Kandidati për deputet i PDK-së nga Istogu viziton fshatin Kovragë
Me rastin e ditës tradicionale të vjeljes së mollës, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Istogut, Lulzim Shoshi, ka vizituar fshatin Kovragë, ku u mirëprit nga banorët e këtij fshati.
“Kultivuesit e mollës i përgëzova për punën e bërë dhe u urova suksese dhe bereqet. Si drejtor i drejtoratit të Bujqësisë në Istog, çdoherë jam munduar të jem afër kultivuesve, bujqve, bletarëve dhe të gjithë atyre që merren me këtë lëmi. Kovraga është e njohur për mollë gjë që, pos benefiteve ekonomike dhe sociale është dhe imazh i Istogut që na motivon për përkrahje dhe më tutje”, ka shkruar Shoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se shumë herë në mungesë të sigurimeve bujqësore, bujqit tanë janë dëmtuar financiarisht.
“Në mandatin time në të ardhmen do të kërkojë vazhdimisht dhe do të bëjmë të pamundurën që të sigurohen produktet tona bujqësore”, ka shkruar Shoshi.
/Epoka e re/