Kandidati për deputet Islam Pacolli: Roli i gruas në shoqëri, i pazëvendësueshëm
Aleanca Kosova e Re mbajti sonte takim me forumin e gruas në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe kandidatet për deputet nga koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli dhe Valdrin Lluka.
Islam Pacolli që është anëtar i kryesisë qendrore të AKR-së, ka thënë se ky subjekt politik e respekton maksimalisht të drejtën e gruas. Ai konsideron se roli i gruas është i pazëvendësueshëm në shoqëri.
“AKR-ja maksimalisht respekton të drejtën e gruas dhe ajo gjithmonë do të jetë pjesë e vendimmarrjes, sepse konsiderojmë se roli i saj në shoqëri është kyçë dhe i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Pacollit:
Sot në Prishtinë, Aleanca Kosova e Re mbajti takim me forumin e gruas.
Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në vendin tonë konsiderohet të jetë e vogël, përkundër kërkesës ligjore për përfaqësim të barabartë gjinorë në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, por edhe institucionet e tjera publike dhe private.
AKR maksimalisht respekton të drejtën e gruas dhe ajo gjithmonë do të jetë pjesë e vendimmarrjes, sepse konsiderojmë se roli i saj në shoqëri është kyçë dhe i pazëvendësueshëm.
Zëri i gruas duhet të dëgjohet gjithkund duke përfshirë institucionet më të larta shtetërore. Fuqizimi i grave dhe rritjes se pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje do te ketë përkrahje te parezervë në AKR.
/Epoka e re/