Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ahmetaj, i reagon Kusarit dhe LV-së
Kandidati për deputet i AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, sidomos ndaj përgjimit të shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin.
Ahmetaj u është përgjigjur edhe akuzave të Kusarit që drejtojë sot në adresë të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj, duke theksuar se derisa Mimoza Kusari mishërohet me Mata Harin e shekullit të kaluar, atëherë në këtë shekull kolabracionistët do të ishte dashur të dorëzohen në prokurori.
“Interesi dhe siguria nacionale nuk njeh emra e mbiemra e as pozicione. Demokracia në Kosovë sot mund të jetë e brishtë, por e nesërmja është e atyre që e vënë Kosovën para vetës. Vlerat tona kombëtare po përbuzen por nuk do thyhen nga askush e aq me pak nga kjo Mata Hari. Historia do t’ju gjykojë”, ka theksuar Ahmetaj.