35-shi i AAK-së nis fushatën në Prekaz: Aty ku nisi çdo bekim i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit

11 janar 2025 | 18:33

Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 35, ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz.

Ai thotë se nga ky vend ka nis çdo bekim i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit tonë.

“E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit tonë. Prekazi, ku është përjetësuar Adem Jashari dhe Familja e tij, është një pikë referimi nga ku rrezet e lirisë janë shtrirë gjithandej Kosovës, përmes djemve dhe vajzave më të mirë të atdheut e që kanë marrë forcë në Gllogjan, aty ku Shkëlzeni, Luani dhe shumë dëshmorë të tjerë i mbajtën gjallë këto rreze lirie me gjakun e tyre. Përjetësisht mirënjohës ndaj Adem Jasharit dhe sakrificës së Familjes Jashari, që hodhën rrënjët e lirisë sonë, amaneti i të cilëve na obligon të punojmë ndershëm dhe me përgjegjësi për të ardhmen e një Kosove të fortë, të begatë dhe të sigurt për të gjithë brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka…