Kandidati për deputet nga mërgata, Isak Neziri, ndihet i lumtur që rrugëtimin politik e ka nisur me Bedri Hamzën

12 nëntor 2024 | 22:30

Kandidati për deputet nga mërgata i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka thënë se ndjehet i lumtur që rrugëtimin e tij politik e ka nisë me kandidatin për kryeministërnga PDK-ja, Bedri Hamzën.

“I lumtur që fillimin e rrugëtimit tim politik e nisa me Bedri Hamzën, njeriun që do ta zhvillojë Kosovën, do ta kthejë shpresën dhe zhvillimin e vendit.

Faleminderit për besimin!

#PDK #MaMirë”, ka shkruar Neziri.

Kujtojmë që të shtunën në Mynih, nën organizimin e degës së PDK-së, dhe kandidatit për deputet, Isak Neziri në këtë qytet, në një tubim me bashkëatdhetar dhe studentë, e ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, kanë aderuar në PDK, mbi 240 studentë të cilët jetojnë në Bavari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SpaceX i Elon Musk mund të ndryshojë mënyrën tonë të…