Kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, koordinon aktivitetin politik me shtabin zgjedhor të Bavarisë
12 nëntor 2024
| 21:26
Kryetari i degës së PDK-së në Itali dhe kandidati për deputet, Patriot Krasniqi ka takuar shefin e shtabit zgjedhor të PDK-së për Bavari, Fetah Hajrën.
Krasniqi dhe Hajra janë pajtuar për t’i koordinuar aktivitetet politike në Itali dhe Bavari, që kandidatët për deputet nga mërgata të mbledhin sa më shumë vota në ditën e zgjedhjeve parlamentare që mbahen me 9 shkurt 2025, e që më pas zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.