Kandidati për deputet, Ragip Xhaka, së bashku me Nait Hasanin zhvillojnë takime në Rahovec
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka zhvilluar disa takime me qytetarë në Rahovec.
Xhaka së bashku me kandidatin tjetër për deputet, Nait Hasanin, dhe kryetarin e degës së PDK-së në Rahovec, Edon Canën, kanë vizitura Qytetin e Vjetër të Rahovecit.
Aty kanë takuar veteranë e dashamirë të sportit, me të cilët kanë diskutuar për shumë çështje.
Ragip Xhaka, i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Zvicër, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garon në listën zgjedhore të PDK-së me numër 34, ndërsa Nait Hasani me numrin 42.
Postimi i plotë i Xhakës:
Sot, së bashku me kryetarin e Degës, mikun tim Edon Cana, dhe Nait Hasanin, vizituam Qytetin e Vjetër të Rahovecit. Patëm kënaqësinë të takojmë veteranë dhe dashamirës të sportit, ku diskutuam për vlerat historike dhe kulturore të këtij qyteti të lashtë, si dhe për rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e traditave tona.
Një falënderim i veçantë shkon për Gazmend Dakën, ish-veteran i futbollit dhe pronar i një bodrumi të njohur për prodhimin e verës, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe kontributin e vazhdueshëm në promovimin e traditave të Rahovecit.
Falënderojmë të gjithë të pranishmit për bisedat frytdhënëse dhe përkushtimin e tyre ndaj komunitetit.