Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, po merr mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit

25 nëntor 2024 | 10:51

Në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, po vazhdon takimet me qytetarë për të prezantuar platformën e tij politike si deputet i ardhshëm.

Ai në Rakovinë është takuar me disa miq të vjetër, por edhe me disa bashkëluftëtarë të tij, me të cilët kaluan shumë ditë në beteja e fronte të luftës.

“Pata një takim në Rakovinë me disa miq të vjetër, por edhe me disa bashkëluftëtar me të cilët kaluam shumë ditë në beteja e fronte të luftës. Pos që evokuam kujtime për ditët e lavdishme dhe të krenarisë, diskutuam edhe për mobilizimin dhe organizimin e fushatës për zgjedhjet që dita ditës po ofrohën. Sot në Rakovinë mora mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme drejt fitorës nga Xhevat Kelmendi, Xhevat Zeneli, Enver Berisha e shumë tjerë të pranishëm. Kur e ke mbështetjën e këtyre njerëzve, këtyre burrave të cilët tërë jetën e bënë në shërbim të vendit e të mirës së popullit, fitorja është në duart tona”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi Kur një fëmijë është i lumtur!?…