Kandidati për deputet, Ramush Ahmetaj, thotë se Belleja duhet të elektrifikohet
22 tetor 2024
| 14:34
Kandidati për deputet i AAK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj, ishte pjesë e një takimi me disa nga banorët e Belles, ku theksohet problemi se është i vetmi lokalitet në të gjitha hapësirat shqiptare që nuk ka rrymë elektrike.
“Mustafë Lulaj banor i vjetër i Belles, arsimtar, tash në pension, në një ndejë me banorët e Belles, mes tjerash ceku se në teritorin e Belles janë të ndërtuara dy hidrocentrale dhe Belleja ende nuk ka rrymë. Është i vetmi lokalitet në të gjitha hapësirat shqiptare që nuk ka rrymë elektrike. Banorët e Belles apelojnë tek organet kompetente, tek pushteti lokal dhe qendror që edhe Belleja të elektrifikohet!”, ka shkruar në “Facebook” Ahmetaj.