Kandidati për deputet Shahin Dervishaj kërkon nga diaspora ta votojë PDK-në
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, i ka bërë thirrje diasporës që të votojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Dervishaj është afarist i suksesshëm në Gjermani, ka kërkuar nga diaspora që të ta votojnë PDK-në me numrin 131.
Shahin Dervishaj, i cili garon me numrin 77, ka thënë se vota për PDK-në është fuqi për Kosovën.
“Votoni 131 dhe bëni që Kosova të jetë aty ku e meriton!”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Dervishaj:
🌍 VOTONI PËR KOSOVËN
Të dashur bashkatdhetarë, më në fund erdhi koha për ndryshim!
Si kandidat nga diaspora për Partinë Demokratike të Kosovës – numri 131, po ju drejtohem me zemër, me shpresë dhe me besim se zëri juaj është fuqia e Kosovës.
Përse të votoni?
- Për një Kosovë që ngrihet me çdo hap të qytetarëve të saj!
- Për mundësi më të mëdha për rininë, për ata që kanë sakrifikuar dhe për ata që duan një të ardhme më të mirë.
- Për të ruajtur traditat tona, për t’u angazhuar për një vend të sigurt dhe të begatë për brezat që do të vijnë!
Ne kemi pasur gjithmonë forcën për të ndryshuar botën, le ta ndryshojmë tani edhe Kosovën, sepse ky vend mundet ma mirë.
🗳️ Votoni 131 dhe bëni që Kosova të jetë aty ku e meriton!