Kandidati për deputet, Shahin Dervishaj: Të bashkuar në mbrojtje të dinjitetit të UÇK-së

05 dhjetor 2024 | 15:41

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, ka reaguar nda veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se veprimet e përsëritura të Gjykatës Speciale, ndaj figurave që kanë kontribuar me sakrificë dhe përkushtim për lirinë e Kosovës, janë një goditje, jo vetëm ndaj tyre personalisht, por edhe ndaj vlerave më të shenjta të luftës sonë çlirimtare.

“Gjykata Speciale, që nga themelimi, ka shërbyer si një mjet i padrejtë, që ka në shënjestër vetëm individët më të devotshëm të popullit tonë, ndërsa masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia mbesin pa përgjigje. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të dinjitetit të UÇK-së dhe të mos lejojmë që historia jonë të përmbyset me narrativa të padrejta”, ka shkruar ai.

Dervishaj ka thënë se arrestimet e Gjykatës Speciale të ish-kryetarit të komunës së Malishevës, Isni Kilajn, ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu janë përpjekje për të justifikuar padrejtësitë e kësaj gjykatë.

“Sikurse edhe bastisja e shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuqi. Drejtësia për çlirimtarët do të jetë triumfi i luftës së pastër të UÇK-së dhe përgjigja e gjithë padrejtësive të kësaj gjykate politike”, ka shkruar kandidati për deputet, Shahin Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim të thellë për…