Kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, vlerëson librin e fundit të Bardhyl Mahmutit ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’
Mbrëmë në Heilbron të Gjermanisë, në mesin e shumë veprimtarëve dhe bashkëatdhetarëve u mbajt përurimi i librit ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’ e autorit Bardhyl Mahmuti, botim i gazetës “Epoka e re”.
I pranishëm ishte edhe kandidati i PDK-së, afaristi, Shahin Dervishaj.
“Nuk gjejë dot fjalët t’i përshkruaj emocionet e fuqishme që na lanë mbrëmë pa frymë. Tej mase i nderuar të jem organizator i promovimit të librit të autorit të njohur, Bardhyl Mahmutaj, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që e nderojnë trashëgiminë dhe sakrificat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky libër është një kontribut i çmuar për historinë e Kosovës dhe një reflektim i vlerave, guximit dhe qëndresës që na udhëhoqën drejt lirisë.
“Ishte një ngjarje që bashkoi të gjithë shqiptarët në diasporë të cilët janë të apasionuar pas historisë së Kosovës, duke na kujtuar se kujtimi dhe respekti për të kaluarën janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Dervishaj.