Kandidati për deputet, Shkelqim Millaku, kërkon votën për veten dhe për tre kandidatë të tjerë

12 shkurt 2021 | 22:02

Kandidati i AAK-së për deputet, profesor Shkelqim Millaku, në përfundim të fushatës zgjedhore ka falënderuar qytetarët të cilët për dhjetë ditë të fushatës i dhanë mbështetje.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që më 14 shkurt ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, të dalin dhe të votojnë.

Profesor Millaku në listën e AAK-së mban numrin 25. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë për të dhe për tre kandidatë të tjerë të listës së AAK-së.

“Më 14 shkurt dilni dhe votoni. Shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese. Votoni për AAK-në me numër 135. Klina ka tre kandidatë: z. Agron Bacaj; znj. Marqe Selmanaj dhe unë, prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku. Votoni për: Ramush Haradinaj / numër 1, Agron Bacaj / numër 33, Marqe Selmanaj / numër 38, Shkelqim Millaku / numër 54”, ka shkruar Millaku.

Postimi i plotë i profesor Millakut:

Të dashur miq,
Fushata e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është drejt përmbylljes.
Gjithë ju që ishit në takime për të na nderuar dhe dëgjuar për programin e AAK-së, ju jam mirënjohës dhe ju faleminderit.
E falënderoj presidentin në ardhje, z. Ramush Haradinajn, i cili disa herë na ka vizituar dhe mbështetur.
E falënderoj kryetarin e komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezajn për kontributin dhe mbështetjen e tij serioze që na ka dhënë.
E falënderoj gjithë strukturën e AAK-së për kontributin dhe mbështetjen tuaj.
Miq,
Më 14 shkurt dilni dhe votoni. Shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese.
Votoni për AAK-në me numër 135
Klina ka tre kandidatë: z. Agron Bacaj; zonj.Marqe Selmanaj dhe unë, prof.asoc.dr. Shkelqim Millaku.
Votoni për:
Ramush Haradinaj / numër 1
Agron Bacaj / numër 33
Marqe Selmanaj / numër 38
Shkelqim Millaku / numër 54
Një numër të votimit e keni të lirë për të vendosur ju.
Paçim fat dhe Zoti na ndihmoftë!
I juaji,
Shkelqimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, përmes një postimi ka…