Kandidati për deputet, Ukë Osaj, bën thirrje që të votohet AAK-ja më 14 shkurt (Video)
Kandidatët për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë mbajtur tubim elektoral në Gllogjan të Deçanit.
Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, në fjalën e tij në këtë tubim elektoral ka folur fillimisht për kohën kur ishte pjesë e UÇK-së dhe takimin që kishte pasur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Gllogjan.
Osaj ka thënë se në Gllogjan ka filluar liria e Kosovës.
“Këtu ka filluar liria në gjithë Kosovën. Me Ramush Haradinajn president do të fillojë edhe kapitulli i ri i mirëqenies sonë të përgjithshme, edhe për rininë tonë, dhe për fëmijët tanë. Ramushi si president do ta mbrojë Kosovën dhe rinia nuk do të ikë sepse do të krijohen kushte me të mira”, ka thënë Ukë Osaj, kandidat për deputet, i cili në listën e AAK-së mban numrin 68.
Video në likun poshtë
https://www.facebook.com/100000597234118/videos/4209831425713390/