Kandidati për deputet, Ukë Osaj, merr pëkrahje në Klinë dhe Pejë
Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, ka vazhduar takimet me qytetarët e Klinës dhe Pejës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka marrë përkrahje nga qytetarët e këtyre dy komunave.
Ukë Osaj para tyre ka prezantuar programin e partisë, AAK-së dhe synimet e tij nëse fiton mandatin e deputetit.
Osaj ka thënë se do të angazhohet që rinia të kenë mirëqenie me të mirë, veteranët dhe invalidët e luftës përkujdesje më të mirë, si dhe ka pohuar se do të jetë zë i të drejtave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati për deputet, Ukë Osaj, ka thënë se si deputet do të angazhohet edhe për sektorin privat, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. “Do të jem zë i tyre në Kuvendin e Kosovës, prandaj kërkoj votën e qytetarëve që të më mbështesin për deputet në zgjedhje e 14 shkurtit”, ka thënë Ukë Osaj, kandidat për deputet në listën e AAK-së me numrin 68.