Kandidati për deputet, Ukë Osaj, viziton kompaninë “Gogaj”
Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, ka vazhduar edhe të martën fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka vizituar kompaninë “Gogaj”, ku ka theksuar se ndërmarrësit janë shtylla e zhvillimit dhe punësimit në çdo shoqëri.
Kandidati për deputet, Ukë Osaj, ka thënë se kompania “Gogaj” në Deçan-Pejë gjeneron vende pune dhe mirëqenie në vendin tonë.
Ukë Osaj në listën e AAK-së mban numrin 68.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Ndërmarrësit janë shtylla e zhvillimit dhe punësimit në çdo shoqëri.
Kompania ‘Gogaj’ në Deçan-Pejë është një e tillë që gjeneron vende pune dhe mirëqenie në vendin tonë.
Të pandalshëm Isuf dhe Halit Gogaj.
Ju faleminderit shumë për mbështetjen nga ju dhe stafi i juaj i mrekullueshëm.
Do të jem zë edhe për punëdhënësin dhe punëtorin.
Zoti qoftë me ju.
Të bashkuar drejt fitores.