Kandidati për kryetar të Istogut viziton kompaninë AB Coating: Bizneseve u duhet mbështetje

10 korrik 2021 | 10:52

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka vizituar sot kompaninë AB Coating me pronar Artan Kastrati dhe Bekim Haxhiaj të cilët po zhvillojnë biznesin e përpunimit të metaleve.

Berisha ka theksuar se kompania AB Coating e cila ka veprimtari përpunimin e metaleve ka krijuar një fabrikë gjigante dhe unike në rajon për nga përpunimi i konstruksioneve të ndryshme metalike ku prodhojnë: Pompa termike, kaseta ujësjellësi dhe rryme, rrethoja metalike, plastifikime të metaleve e shumë produkte të tjera.

“Stafi udhëheqës i kompanisë AB Coating kanë planifikuar te investojnë plot 5 milionë euro, dhe shtimin e rreth 100 punëtorëve të rinjë, por atyre u duhet mbeshtetje në të cilën nuk hasën deri më tani, duke filluar nga infrastruktura, kredi afatgjata si dhe disa çështje të pazgjidhura pronësore rreth kompanisë së tyre, edhe ky është një veprim ne vazhdën e përpjekjeve te mia për hapjen e perspektivës për të rinjët e Istogut për një jetë me të mirë, dhe për këtë mora garancë nga pronarët e kompanisë”, ka deklaruar kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së…