Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, mirëpritet në familjen e Ragip Gashit në Bajqinë

06 qershor 2021 | 22:24

Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, është mirëpritur në familjen e Ragip Gashit në Bajqinë.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se njerëzit si Ragipi janë udhëpërshkrim real në atë që duhet të bëjmë.

“Në familjen e Ragip Gashit, në Bajqinë mikëpritje e muhabet. Njerëzit si Ragipi dhe familja të ndershëm e punëtorë janë udhëpërshkrim real në atë që duhet të bëjmë”.

“Secili program e ide janë burimore, jeta u ka mësuar gjithçka, nuk janë mësuar të marrin nga askush, por që e dinë qartë atë që bashkë mund të bëhet”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me…