Kandidati për kryetar të Prishtinës viziton kompaninë e pastrimit
17 gusht 2021
| 16:04
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka vizituar kompaninë e pastrimit në kryeqytet.
Daut Haradinaj ka ndarë disa momente me stafin dhe punëtorët e kësaj kompanie që ka në tërësi rreth 800 punëtorë.
“Sfidat e tyre janë të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme. Ju premtova përkrahje të parezervë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.