Kandidati për president i Barcelonës këmbëngul se mund t’ia ulë pagën Messit
04 janar 2021
| 01:28
Kandidati për president i Barcelonës, Emili Rousaud thotë se Lionel Messi do të duhet të shkurtojë pagën për të qëndruar në klub.
Messi është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, gjë që ka ngjallur dyshime mbi të ardhmen e tij në klub, por Rousaud zotohet se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur 33-vjeçarin në klub nëse zgjidhet president.
Rousaud është në garë me Joan Laporta dhe Victor Font për të siguruar presidencën, ku vendimi do të shpallet më 24 janar dhe mbajtja e Messit në Barcelonë është kryesore në planet e tyre.
“Unë do ta shikoj në sy dhe do t’i them Paga juaj është e paqëndrueshme, klubi nuk mund t’ju paguajë. Por ne do të fillojmë një projekt për t’ju rrethuar me talent të ri“, deklaroi Rousaud.