Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë
17 tetor 2021
| 12:31
Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.
Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.
Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.
Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.
Millunoviqi është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitrovicës Veriore.
Theksojmë se deri në orën 11:00, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.