
Kandidatja e Nismës i del në mbrojtje Limajt: Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë
21 shkurt 2025
| 14:51
Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje liderit të saj Famir Limajt, i cili po kritikohet ashpër pasi mbrëmë ia zgjati dorën e bashkëpunimi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se Limaj ka qëndruar gjithmonë i fortë përballë sfidave.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se “Çeliku” është një shembull i qëndrueshmërisë.
“Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave. Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, duke mbetur gjithmonë i pamposhtur”, ka shkruar Krasniqi, e cila, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së e ka fitues ulësen në Kuvend.