Kandidatja e PDK-së për deputete, Merita Makolli takohet me Ali Ahmetin, lider i shqiptarëve në Maqedoni

19 dhjetor 2024 | 16:55

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, e cila mban numrin 84 është takuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Makolli ka vlerësuar lartë figurën e Ahmetit duke e cilësuar si lider të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe njërin prej personaliteteve më të shquara të çështjes kombëtare shqiptare.

“Vizitë familjare tek Ali Ahmeti – lider i shqiptarëve në Maqedoni dhe njëri nga personalitetet më të shquara të çështjes kombëtare! Biseda dhe kujtime mes njerëzve të një oxhaku dhe të një konaku”, ka shkruar Makolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e vitaminave apo mineraleve gjatë fëmijërisë mund të shkaktojë…