Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit: Deçan, hajde ma gjallë, ma gjallë
30 shtator 2021
| 12:19
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, Ardiana Qorraj, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi me ekipen e saj.
Në mbishkrimin e këtyre fotografive, Qorraj ka shkruar: “Deçan, hajde ma gjallë, ma gjallë”.
Dje lideri i PDK-së Memli Krasniqi, ka vizituar degën e PDK-së në Deçan, ku u bëri thirrje qytetarëve të Deçanit që të votojnë për Ardiana Qorraj për kryetare të kësaj komune.
“Qytetarët e Deçanit e kanë mundësinë të zgjedhin që të udhëhiqen nga Ardiana Qorraj, një grua e zonja dhe një profesioniste e dëshmuar, e cila është e përkushtuar për zhvillim të hovshëm, ligjshmëri dhe qeverisje që zhbllokon potencialin e Deçanit”, ka qenë porosia e Krasniqit.