Kandidatja për asamble nga radhët e PDK-së, projekt serioz kundër drogës
Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, i ka hy garës për asamble komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Adelina Shehu-Kola ka numrin #12 në listën e #PDK177 në Gjakovë
Kandidatja për asamble përpos ideve të ndryshme që do të japë dhe kontribuoj gjatë mandatit të saj si asambliste, ajo ka prezantuar edhe një projekt sesi duhet luftuar dukuritë e këqija që i kanë katandisur të rinjtë në këto kohë. Adelina Shehu-Kola, si projekt të parë të saj ka paraparë luftimin e përdorimit të narkotikëve te të rinjtë dhe adoleshentët. Shehu ka prezantuar edhe formën e luftimit të kësaj dukurie duke bërë që të gjithë nxënësve nga klasa e 8-të t’u bëhen analizat se a është përdorues i ndonjë lënde narkotike dhe që kështu me analiza të përcjellë gjendjen e tyre deri në përfundimit gjimnazit. Dhe nëse identifikohet gjatë kësaj faze atëherë edhe shërimi është shumë i lehtë dhe i mundshëm.
“Çdo nxënës i shkollës fillore nga klasa e 8-të ,do i bëhen analizat a është përdorues i ndonjë lënde narkotike ,dhe do të përcjellët deri në mbarimin e Gjimnazit për 4 vite!
Nëse është përdorues ,ai do të shërohet më lehtë sepse identifikohet në fazën fillestare!”, ka shkruar ndër tjera në pjesën për shëndetësi të programit të vet garues Adelina Shehu-Kola, e cila ka thënë se programi i Partisë Demokratike të Kosovës, duhet të merret shembull dhe të mbështetet jo vetëm në Gjakovë por në gjithë Kosovën. Po ashtu Shehu-Kola ka thënë se në qytetin e Gjakovës ka rritje të përdorimit të narkotikëve dhe kjo dukuri duhet të ndalet me urgjencë për të ardhëm e fëmijëve tanë.
Adelina Shehu-Kola e lindur dhe jeton në Gjakovë!
Ka studiuar-Biologji Kimi, Shkencat Mjekësore
Master-Menaxhment Shëndetësorë. Ka kryer specializime të ndryshme për estetikë mjekësore.
Adelina punon në Spital si anesteziate. Mbanë titullin: Menaxhere Kryesore e Repartit Obstetrikë
Ass.në fakultetin e AAB në fushën e mjekësisë. Pronare e biznesit privatë Qendrën e Estetikës Mjekësore.
Është e çertifikuar si ligjëruese në Europë nga disa shoqata mjekësore, ku ka prezantuar edhe tema të ndryshme në Evropë dhe botë.
Në 2017 ka fituar zgjedhjet dhe PDK ia ka besuar postin dhe e kanë emëruar Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku për dy vite ka punuar për një referenc që i gjithë personeli shëndetësor dhe qytetarët kanë qenë të kënaqur me udhëheqjen e saj.
Adelina ka numrin #12 në listën e #PDK177 në Gjakovë