Kandidatja për asamble zotohet për përkujdesje ndaj të moshuarve  

12 tetor 2021 | 13:54

Kandidatja e LV-së për Kuvendin Komunal të Therandës në zgjedhjet lokale, Festë Kabashi, është zotuar se në mandatin e saj do të angazhohet për përkujdesje ndaj të moshuarve në këtë komunë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo pjesë e shoqërisë meriton  respekt më të madh nga institucionet. “Si asambliste në ardhje, do të përkujdesem në maksimum për të moshuarit dhe nevojat e tyre. Ata meritojnë respekt të shtuar nga institucionet tona”, ka shkruar Kabashi.

Kush është Festë Kabashi?

Festë Musli Kabashi ka lindur më 2 korrik 1993 në Suharekë.

Shkollimin fillor e ka përfunduar në SHFMU “7 Marsi” dhe shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.
Studimet themelore 4 vjeçare i ka mbaruar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”. Studimet 2 vjeçare post-diplomike, po ashtu i ka mbaruar në Prishtinë.
Ajo mban titullin akademik Master i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.

Ka punuar si administratore dhe përkthyese në projektin e autostradës “Ibrahim Rugova”, gjatë vitit 2011.
Gjatë viteve 2015-2017, ka punuar në shkollë fillore, si mësimdhënëse e gjuhës angleze në Komunën e Malishevës dhe një vit është angazhuar në Prishtinë, si mësimdhënëse e gjuhës angleze, në sektorin privat.
Ka mbajtur kurse grupore dhe individuale të gjuhës angleze, me fëmijë dhe me të rritur.
Është mësimdhënëse e licencuar nga MASHT dhe e çertifikuar në shumë trajnime të akredituara. Kohë pas kohe, është e angazhuar si përkthyese dhe lektore e librave të ndryshëm, dokumenteve zyrtare, etj. Aktualisht, është pjesë e stafit menaxherial në një zyre konsulente në Prishtinë.

Është hera e parë që Festa bëhet pjesë aktive e politikës. Me tërë kapacitetin e saj, ajo do të fokusohet në çështjen kyçe, në Arsim, si bazë e zhvillimit të shoqërisë. Festa është e bindur se funksionalizimi i trekëndëshit pedagogjik nxënës-mësimdhënës-prind do të rriste cilësinë në arsim dhe do të ndikonte direkt në arritjen e rezultateve pozitive të cilat i synojmë, në të gjitha nivelet e arsimit.

Festë Kabashi garon në listën fituese të Lëvizjes Vetëvendosje me numër 10.

 

May be an image of 1 person and text

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…