Kandidatja për deputete, Arta Nallbani: Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është domosdoshmëri

27 dhjetor 2024 | 12:41

Kandidatja për deputet e PDK-së, Arta Nallbani, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit mban numrin 102.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri për të siguruar një demokraci të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

Arta Nallbani aktualisht është drejtoresh e Urbanizmit dhe Mbrojtjes e Mjedisit në Komunën e Pejës dhe kontributi i saj në këtë fushë ka marrë vlerësime nga njohës të kësaj fushe.

May be an image of 1 person and text

Kandidimin për deputet të Kuvendit, ajo e sheh si një hap drejt misionit, qëllimit dhe angazhimit të sa për interesat e qytetarëve.

“Kosova mundet ma mirë. Përulësisht kërkoj mbështetjen tuaj drejt rrugëtimit tim politik dhe vizionit tonë të përbashkët që ta bëjmë Kosovën ma mirë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i MotoGP rikthehet në Brazil pas 20 vitesh. Pista…