Kandidatja për deputete e LDK-së: Kosova ka nevojë për idealizëm dhe vendosmëri të grave
04 shkurt 2021
| 20:42
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ganimete Ismajli, ka marrë pjesë në takimin e Forumit të Gruas në Degën III në Prishtinë “Gratë për Gratë”.
Ajo ka thënë se vendi ynë ka nevojë për idealizëm dhe vendosmëri të grave.
“Për mua, demokracia më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm që kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin por edhe të zgjidhen barabarësisht! Vendi ynë ka nevojë për idealizëm dhe vendosmëri të grave, mbase më shumë në politikë se kudo tjetër”, ka thënë Ismajli, e cila listës e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit mban numrin 37.
Ajo ka potencuar se gruaja duhet të jetë fundament i shoqërisë dhe shtetësisë së Kosovës, për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, dhe barabarësi.