Kandidatja për deputete e LDK-së liron pozitën e asamblistes në Podujevë, ia lëshon vendin një gruaje me aftësi të kufizuara

11 dhjetor 2024 | 12:24

Kandidatja për deputete e LDK-së, Arjeta Salihu-Abazi, ka liruar pozitën e këshilltares në Komunën e Podujevës.

Ajo ka bërë me dije se këtë veprim e ka ndërmarr për të mos i duplikuar pozitat dhe për të qenë korrekte ndaj funksionit të asamblistes dhe e përgjegjshme ndaj degës së LDK-së në këtë qytet.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ndihet e lumtur që në vend të saj do të vije asamblistja Qëndresa Haliti, e cila është një grua me aftësi të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në parti prof.…