![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_20250209_132506.jpg)
Kandidatja për deputete, Festina Kurteshi, u bën thirrje qytetarëve të votojnë për Kosovën që duan
Kandidatja për deputete e Koalicionit për Familjen, Festina Kurteshi, ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare, në Livoç të Epërm.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” tha se votën e hedhi në vendin ku filluan ëndrrat e para.
“Sot, unë dhe familja ime votuam në shkollën time të fëmijërisë, në Livoç të Epërm. Aty ku mësova shkronjat e para, sot hodha votën për të ardhmen e Kosovës. Vota është zëri ynë, forca jonë dhe e drejta jonë demokratike”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Në vendin ku filluan ëndrrat e para…
Sot, unë dhe familja ime votuam në shkollën time të fëmijërisë, në Livoç të Epërm. Aty ku mësova shkronjat e para, sot hodha votën për të ardhmen e Kosovës. Vota është zëri ynë, forca jonë dhe e drejta jonë demokratike.
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, shfrytëzojeni edhe ju këtë të drejtë! Dilni dhe votoni për Kosovën që duam!