Kandidatja për deputete, Gashi-Pepaj, merr mbështetje edhe nga strukturat e AAK-së në Obiliq

05 janar 2025 | 20:57

Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Gentiana Gashi-Pepaj, ka marrë pjesë në takimin e organizuar të kësaj partie në Obiliq.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se ky takim ishte një shembull i bashkëpunimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për qytetarët e këtij vendi.

“Falënderojmë strukturat përbërëse të AAK-së në këtë komunë për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të pakursyer. Së bashku me kolegët kandidatë për deputetë dhe qytetarët e Obiliqit, zhvilluam biseda të frytshme, duke shkëmbyer ide dhe vizione për të arritur objektiva konkrete që do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Ky takim ishte dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe me mundësi për të gjithë!”, ka theksuar Gashi-Pepaj, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 87 në listën e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sot, mora bekimin e fshatit tim të lindjes, Kastriot, për…