Kandidatja për deputete Merita Makolli është në pritje të rezultatit, ka një mesazh për votuesit e saj

10 tetor 2019 | 12:34

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, ka falënderuar votuesit e saj, të cilët e kanë votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, pavarësisht se ende nuk ka një rezultat përfundimtar nëse do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e saj në  “Facebook”, Makolli ka shkruar se gjatë fushatës është munduar maksimalisht të kursehet nga premtimet joracionale, përveç zotimit për ndershmëri, besnikëri dhe profesionalizëm.

“Në këto zgjedhje të fundit parlamentare të Republikës së Kosovës, dola para jush dhe nga ju, si kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Zyrtarisht, akoma nuk kam ndonjë rezultat përfundimtar nga kjo kandidaturë. Sido që të jetë rezultati, ju falënderoj nga zemra për çdo minutë kohe, angazhimi dhe përkushtimi që më dedikuat”, ka shkruar Makolli.

Postimi i plotë i Merita Makollit:

Të dashur qytetarë, miq, kolegë dhe familjarë,
Në këto zgjedhje të fundit parlamentare të Republikës së Kosovës, dola para jush dhe nga ju, si kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Zyrtarisht, akoma nuk kam ndonjë rezultat përfundimtar nga kjo kandidaturë.

Sido që të jetë rezultati, ju falënderoj nga zemra për çdo minutë kohe, angazhimi dhe përkushtimi që më dedikuat.

Mbi të gjitha, ju falënderoj përulësisht për votën që ma keni besuar.
Gjatë fushatës, jam munduar maksimalisht të kursehem nga premtimet joracionale, përveç zotimit për ndershmëri, besnikëri dhe profesionalizëm.

Jam përpjekur gjithashtu të respektoj këtë mundësi duke mos cenuar apo lënduar pragun e asnjë shtëpie e as institucioni, në emër të kërkimit të votës.
Atë që kisha për t’ju thënë në fushatë, po ua them dhe tani.
Faleminderit për mundësinë dhe besimin.
Ju siguroj se kudo që do jem dhe në çdo kohë, vazhdoj të mbetem e palëkundur në vlerat kombëtare, njerëzore dhe profesionale!
Ju uroj shëndet dhe qetësi në shtëpitë tuaja.
Mirupafshim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizës Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe lideri i…