Kandidatja për deputete Merita Makolli takon banorët e Dardanisë
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, ka takuar banorët e lagjes Dardania me të cilët ka biseduar për problemet që ata i preokupojnë.
Ajo ka thënë se në takimet e tilla po e sheh pakënaqësinë e qytetarëve ndaj fenomeneve të këqija që janë prezentë në shoqëri.
“Në Dardani. Kur dëgjoj të më drejtohen me fjalë të mira apo edhe me ankesa për problemet që ballafaqohen çdo ditë, e kuptoj se besimi i tyre po rritet. Jam e lumtur për këtë, e lumtur sepse e ndjej fuqishëm euforinë brenda vetes tu dal kundër fenomeneve më të këqija që fatkeqësisht, janë prezent në vendin dhe shoqërinë tonë. Së bashku do të ndërtojmë të ardhmen më të mirë për ju dhe për shtetin”, ka shkruar Makolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/