Kandidatja për deputete Merita Makolli vazhdon fushatën, e impresionuar nga përkrahja e qytetarëve

17 shtator 2019 | 11:36

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, e shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë: Shqiptar Demaçi, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri, kanë mbajtur takim me banorët e lagjes Aktash të Prishtinës.

Merita Makolli përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka bërë me dije se ka mbetur e impresionuar nga vëmendja dhe përkrahja maksimale e banorëve të lagjes Aktash.

Fotografia e Merita Makolli

“Takim me banorët e lagjes Aktash. Mbeta e impresionuar nga vëmendja dhe përkrahja maksimale e tyre. Së bashku me kandidatët për deputetë, kishim kënaqësinë të ishim me ta”, ka shkruar kandidatja për deputete Merita Makolli, e cila në listën e PDK-së mban numrin 93.

Po ashtu, Makolli në një postim tjetër ka treguar se bashku me Uran Ismailin, Shemsi Veselin dhe Migjen Shalën kanë qëndruar edhe në shtëpinë e Agim Tahirajt.

“Agim Tahiraj ishte kampion i Kosovës në boks në vitin 1980. Karriera e tij e bujshme dhe e vazhdueshme, la gjurmë të mëdha në sportin e Kosovës. Patëm nderin të ishim konak në shtëpinë e tij me një frymë të veçantë të përkrahjes”, ka shkruar Makolli.

Fotografia e Merita Makolli

Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – ÇALI, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Fotografia e Merita Makolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën…