Kandidatja për deputete nga LDK-ja, kërkon rinumërim të votave
17 shkurt 2021
| 21:19
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama e cila ka garuar me numrin #87 në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka kërkuar rinumërim të votave.
Lama, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se procesi zgjedhor do të jetë i rregullt nëse KQZ, vendos t’i rinumërojë votat e kandidatëve nëpër subjekte politike.
“Procesi zgjedhor do te jete i rregullt vetem nese KQZ vendos t’i rinumerojë votat e kandidateve neper subjekte politike!”, ka shkruar Lama në profilin e saj në ‘Facebook’.