Kandidatja për deputete, Vesa Broja, njofton për përurimin e “Ballkonit Panoramik” në Mitrovicë
20 dhjetor 2024
| 23:55
Kryesuesja e kuvendit komunal të Mitrovicës, Vesa Broja njëherit kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, e cila në listat zgjedhore mbanë numrin 38, ka marrë pjesë në përurimin e “Ballkonik Panoramik” dhe shtegut të ecjes në Zasellë!
Kështu ka bërë të ditur vet 38-shja e PDK-së, Vesa Broja në llogarinë e saj në facebook.
Njoftimi i plotë i saj:
Sot, me shumë kënaqësi, përuruam Ballkonin Panoramik, një hapësirë e re që ofron pamje mahnitëse. Ky projekt u ofron qytetarëve mundësinë të shijojnë natyrën dhe të relaksohen në një ambient të veçantë.