Kandidatja për deputete viziton shtatoren e Leotrimit në Skenderaj, ky është mesazhi i saj

24 janar 2025 | 14:23

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Vokshi-Nallbani, ka vizituar shtatoren e Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Leotrimi, vetëm 7-vjeçar, i vrarë me 11 shtator, 1998 nga armiku Serb. Si nanë e 3 fëmijëve, historia e Leotrimit më rrëqeth sa herë e kujtoj dhe më krijon dhimbje deri në palcë. Ende nuk ka drejtësi për Leotrimin dhe as për më shumë se 1432 fëmijë të tjerë të vrarë, e jetojmë me mungesën e tyre në sofër dhe banka shkollore. Këto nuk duhet të mbeten vetëm statistika por një provë më shumë për padinë e gjenocidit serb, që duhet të adresohen”, ka shkruar në “Facebook” Arta Vokshi-Nallbani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka…