Kandidatja për kryetare të LV-së në Viti, tërhiqet nga gara

13 shtator 2022 | 08:28

Më 17 gusht të këtij viti asamblistja e LV-së në komunën e Vitisë, Liridona Bislimi, kishte shpallur kandidaturën për kryetare të Vetëvendosjes në Viti, ndërsa dje është tërhequr nga gara.

Në një njoftim të shkurtër, Bislimi në “Facebook” nuk ka dhënë ndonjë arsye për tërheqjen e kandidaturës së saj, por ka thënë se do të vazhdojë të jetë aktive në asamble dhe t’i shtyjë përpara politikat e Vetëvendosjes.

“Të nderuar aktivistë e aktiviste! Unë Liridona Bislimi jap dorëheqje nga gara e GVV-së si dhe të qenurit anëtare e Grupit Punues, Qendra në Viti! Unë do të vazhdoj të jem aktive pranë asamblesë komunale në Viti, dhe do ti shtyj përpara politikat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ashtu siç kam bërë deri më tani”, ka shkruar ajo.

Më 17 gusht Bislimi kishte shkruar se kandidatura e saj vjen pas aktivitetit shumëvjeçar në parti.

“Duke qenë shumë krenare për rrugëtimin tim në Lëvizje, si subjekti më i konsoliduar, dhe duke ndjerë përgjegjësi të madhe për hapin e zgjedhur, sot, zyrtarisht, pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, dorëzova kandidaturën time për Kryetare të GVV-së të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti. Kjo kandidaturë e imja, ka rezultuar pas aktivitetit tim shumë vjeçarë, në jetën publike në nivel lokal dhe jo vetëm”, ka shkruar ajo.

Pas shpalljes së zgjedhjeve në LV kanë shpërthyer disa pakënaqësi. Të përjashtuarit e të dorëhequrit po e akuzojnë partinë e Kurtit se po eliminon nga gara kandidatët në mënyra jodemokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë…