Kandidatja prishtinase, Rreze Duli, pret përkrahje jo vetëm nga prishtinasit

31 janar 2021 | 22:17

Prishtinasja Rreze Duli është një nga emrat kyç në politikën aktive, kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse tërë jetën e ka vëzhguar politikën dhe, si shumë shqiptarë aktivë, në një mënyrë ose tjetrën, është e pranishme në rrugën e gjatë të shtetndërtimit të Kosovës.

Rreze Duli lindi më 3 dhjetor 1965 në Shkup. Me profesion është inxhiniere e diplomuar e makinerisë, ndërsa është e trajnuar në Universitetin e Harvardit në Programin e Lidershipit për OJQ.

Rrezja vjen nga një familje veprimtarësh kombëtarë e rritur në frymën e angazhimit për rezistencë dhe sakrificë për liri.

Ajo që në moshën shumë të re mori pjesë në demonstratat e organizuara kundër regjimit serb.

Në vitin 1994 u angazhua me programet emergjente të bamirësisë, shëndetësisë e avokimit me “Mercy Corps International”, përvojë të cilën e përfundoi pas angazhimit të saj të pakursyer në kampin Senakos në Maqedoni të Veriut në fund të vitit 1999.

Gjatë angazhimit të saj me UNICEF-in ajo dha kontrubut të madh si në procesin e rindërtimit të sistemit arsimor në Kosovë ashtu edhe në përfshirjen sociale të komuniteteve të margjinalizuara. Rrezja u shqua për aktivizmin e saj social përmes organizatave joqeveritare vendore e ndërkombëtare, për punën hulumtuese, angazhimin në përkrahje të komunave të anashkaluara, si Sharri, dhe në zhvillimin ekonomik përmes Agjensionit për Zhvillim Regjional Veri, të bazuar në Mitrovicë.

Rrezja gjithashtu ka qenë e angazhuar si udhëheqëse, konsulente apo trajnere në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: ARTC, ICK, USAID, GIZ, European Stability Initiative, IKS, etj. Rrezja është nënë e një vajze.

Me “Vetëvendosjen” ndjenë një lidhje të natyrshme.

Muhamet Mavraj, një nga liderët e Lëvizjes Studentore përkujton se Rrezja, në vitin 1997, me tërë familjarët, përfshirë motrën Florina dhe familjen e saj, aktivisht ka qenë në përkrahje të demonstratave studentore.

Familja Duli tërë kohën kanë lobuar nëpërmjet lidhjeve të shumta ndërkombëtare për sensibilizimin e ngjarjeve të viteve 1997-99 pa kërkuar asnjëherë që të ekspozojë protagonizëm personal për merita.

Rrezja bart numrin 92 në listën e Vetëvendosjes.

Prishtinasja Rreze Duli është optimiste për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pret përkrahje jo vetëm nga prishtinasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, në…