Kandidatura për kryeministër, Hoti mori 92 vota nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
31 dhjetor 2020
| 17:01
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se Avdullah Hoti ka marrë mbështetjen e 92 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për të qenë kandidat për kryeministër.
“Nga 94 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që kanë marrë pjesë në votim, nëntëdhjet e dy (92) kanë votuar për propozimin e Kryesisë së LDK-së, që z. Avdullah Hoti të jetë kandidati ynë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një (1) ka votuar kundër dhe një (1) ka abstenuar”.
“Këshilli i Përgjithshëm me shumicë të nevojshme të votave, përcakton z. Avdullah Hoti për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme”, ka njoftuar LDK-ja.