Kandidon për zgjedhjet parlamentare në Slloveni, shqiptarja Ganimete Shala: Do të punoj për forcimin e raporteve mes dy vendeve
Ganimete Shala është kandidatja shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Slloveni.
Përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special” në Sllovani, ajo tha se është kandidatja e parë shqiptare dhe për këtë fakt ndihet shumë mirë dhe e vlerësuar.
“Jam shqiptarja e parë që kandidon për zgjedhjet parlamentare të parlamentit të Republikës së Sllovenisë. Është një ndjenjë shumë e mirë dhe e bukur, sepse për mua është një vlerësim shumë i madh”, tha shqiptarja.
Shala u shpreh se do të punojë që të përforcojë raportet mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Kosova dhe Sllovenia kanë raporte të mira. Unë do të mundohem që të përforcoj raportet, të kenë raporte edhe më të mira. Por, do të mundohem për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Slloveni”, u shpreh Ganimete Shala.