Kandiq: Mojsiloviq e Vuçeviq të zbulojnë se ku u varrosën Rukije e Feriz Krasniqi
31 mars 2024
| 18:16
Shefi ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq duhet të tregojnë se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi të vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.
Këta dy persona, sipas themelueses së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, duhet të përgjigjen në këtë pyetje, ka shkruar ajo në X
“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukijes dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e UJ-së, më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë (Kosovë)”, ka shkruar ajo.