Kandiqi e bën për pesë pare Serbinë: E rreshtoi veten me huliganët, ndaloi festivalin ‘Mirëdita’

27 qershor 2024 | 16:30

Natash Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dober dan” nga ana e autoriteteve në Serbi.

Sipas Kandiqit, Serbia dhe institucionet e saj e kane rreshtuar veten me huliganët.

Tutje, krejt këtë zhvillim, Kandiq, që është aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, e ka vlerësuar si “një vrimë e zezë”.

“Me ndalimin e [festivalit] ‘Mirdita’, Serbia dhe institucionet e saj e kanë rreshtuar veten me huliganët dhe me terrin më të madh etnonacionalist. Nuk është më e mundshme që të organizohet një debat për njohje, as një protestë kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës. Një vrimë e zezë” – ka shkruar Kandiq në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, i ka dhënë të…