Kandiqi: Pres që Merkeli të vendosë lule në Batajnicë, e shoqëruar nga Vuçiqi
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq pret që kancelarja gjermane, Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë gjatë vizitës që do ta zhvillojë në Serbi më 13 shtator.
Kandiqi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se Merkel duhet të shoqërohet nga Vuçiq në vendosjen e luleve në Batajnicë, aty ku janë gjetur shumë trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit.
“Pres që kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë lule në Batajnicë, nën shoqërimin e presidentit të Serbisë dhe organizatave joqeveritare. Na duhet ky mësim si ajër i pastër”, ka shkruar Kandiqi.
Në më tepër lokacione në Batajnicë janë zhvarrosur më se 880 trupa të pajetë. Trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999, që me kamiona nga Kosova ishin dërguar në bazën në Batajnicë, janë varrosur në varrezën masive.
Očekujem da nemačka kancelarka Angela Merkel položi cvet u Batajnici. I to u društvu predsednika Srbije i nevladinih organizacija. Ta lekcija nam je potrebna kao čist vazduh.
— Natasa Kandic (@natasakandic) September 9, 2021