Kanë arritur 3 mijë fletëvotime nga diaspora

08 shkurt 2021 | 14:42

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka treguar se të shtunën ka arritur kontingjenti i parë me vota nga diaspora.

Në mbledhje të KQZ-së, ai ka thënë se me këtë kontingjent kanë arritur 3 000 mijë zarfe nga posta e shpejtë.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontingjenti i parë”, ka thënë Ahmetaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baseli ka luajtur baras (2-2) kundër Sionit në ndeshjen e…